Projektet/Motorix

MotorixPër servise makinash

Riparo më shpejt.Faturo pa gabime.

Ti merru me makinat, letrat i mban Motorix. Kush e ka sjellë makinën, çfarë i është bërë, sa ka paguar dhe kur duhet të kthehet: gjithçka në një ekran.

Më trego demon Windows · Shqip, maqedonisht, anglisht

E njeh këtë?

Puna në servis nuk mbaron te çelësi

Kush më ka borxh? Prit ta gjej në fletore…Borxhet e vogla harrohen, dhe bashkë bëjnë shumë.

Me MotorixLista e borxhlinjve me shumën dhe prej sa kohësh, me një klik.

A është gati makina ime?Klienti thërret për herë të tretë, dhe ti shkon ta pyesësh mekanikun.

Me MotorixÇdo makinë ka statusin e saj. Përgjigjen e ke para syve.

Fatura me dorë, TVSH-ja me makinë llogaritëse.Një gabim në faturë dhe humbet ose para, ose klientin.

Me MotorixFatura del vetë nga puna e bërë, me TVSH të llogaritur saktë.

01

Klientët kthehen vetë

Motorix të kujton kur i vjen radha një makine për servis, regjistrim apo sigurim.

Një klik, dhe klienti merr mesazhin në WhatsApp ose Viber, në gjuhën e vet. Ai nuk e harron, ti nuk e humb.

02

Asnjë denar i harruar

Çdo faturë e papaguar mbetet në listë derisa të paguhet.

Sheh kush të ka borxh, sa dhe prej sa kohësh. Në panel ke të ardhurat e ditës dhe të muajit, në denarë dhe në euro.

03

Gjithë punëtoria në një ekran

Cila makinë është në punë, cila pret pjesë, cila është gati për t'u marrë.

Kur bie telefoni, përgjigjen e ke menjëherë, pa lëvizur nga tavolina.

Pse Motorix

I ndërtuar për servise si i yti

Në gjuhën tënde

Shqip, maqedonisht ose anglisht. Edhe fatura del në gjuhën e klientit.

Pa internet

Punon në kompjuterin e servisit, edhe kur bie interneti.

Të dhënat janë të tuat

Kopje rezervë çdo ditë, edhe në USB ose OneDrive.

I lehtë për t'u mësuar

Butona të mëdhenj dhe udhëzues me foto, në shqip dhe maqedonisht.

EdheOfertatTerminetPjesët & stokuFurnitorëtPunonjësitShpenzimet9 raporte në PDF & ExcelImport nga ExcelPërditësime me një klik

Para se të vendosësh

Ndoshta po mendon…

“Nuk jam shumë me kompjuter.”

Motorix është bërë për punëtori, jo për zyrë: butona të mëdhenj, gjithçka në shqip, dhe të tregoj vetë si punon.

“Kam të dhënat në Excel.”

Klientët, automjetet dhe pjesët i kalojmë direkt nga Excel-i. Nuk fillon nga zero.

“Po sikur të prishet kompjuteri?”

Motorix bën kopje rezervë çdo ditë vetë, edhe në USB ose OneDrive. Të dhënat kthehen me një klik.

“Sa kushton?”

Çmimi caktohet pasi të bisedojmë, sipas asaj që i duhet servisit tënd. Demoja nuk të obligon për asgjë.

Demo

Shiko Motorix me makinat e tua

Më shkruaj dhe të tregoj si do të punonte në servisin tënd. E bisedojmë bashkë, pastaj vendos ti.

Telefon · WhatsApp · Viber+389 78 415 281

Kërkesë për demon e Motorix

Të gjitha projektet