Projektet/AIStreamX
Burimet e tua.Në një ekran që të pëlqen.
Lidh listën ose llogarinë që ke vetë dhe shiko kanalet live, filmat, serialet dhe radion me guidë programi, catch-up dhe multiscreen. Ndërtuar për televizorin, me telekomandë.
Pamja jote
Një aplikacion, katër ballina
Zgjidh pamjen që i shkon televizorit dhe shijes tënde. E ndërron kur të duash te cilësimet.
Dhe e katërta, Aura.
Fillo në pak minuta
Lidhe burimin tënd, si ta kesh
AIStreamX punon me tri mënyrat më të zakonshme. I ruan burimet dhe kalon nga njëri te tjetri kur të duash.
Xtream
Shkruaj adresën, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që të ka dhënë ofruesi yt.
Listë M3U
Nga një lidhje ose nga një skedar në pajisje, me guidë programi nëse e ke.
Device ID
Aplikacioni të tregon ID-në e pajisjes. Ofruesi yt e lidh burimin, ti shtyp Login.
Gjithçka në një vend
Çdo gjë që të duhet për të parë
Nga lajmet në mëngjes te seriali në mbrëmje, pa ndërruar aplikacion.
Live TV me EPG
Kanalet me guidën e programit: çfarë po jepet tani dhe më pas.
Filma dhe seriale
Sipas kategorive, me sezonet dhe episodet në rregull.
Catch-up
Ke humbur një emision? Ktheje mbrapa, kur burimi e lejon.
Multiscreen
Disa kanale njëkohësisht në të njëjtin ekran.
Radio
Stacionet e radios nga i njëjti burim.
Vazhdo ku e le
Filmi apo episodi nis aty ku e ndalove herën e fundit.
Shkarko për më vonë
Ruaj filma në pajisje dhe shiko pa pritur.
Me telekomandë
Ndërtuar për televizorin: çdo gjë zgjidhet me shigjeta dhe OK.
Lista gjithmonë e freskët
Rifreskohet vetë, kur ti vendos
Zgjidh nëse lista rifreskohet çdo 3, 7 apo 30 ditë, ose vetëm kur shtyp ti butonin.
Çdo kartë të tregon kur u përditësua për herë të fundit.
Qasja
Provoje para se të vendosësh
Fillo me provën falas. Nëse të pëlqen, zgjidh si do ta mbash.
Fillimi
Provë falas
Provo aplikacionin pa pagesë. Nuk kthehet vetë në abonim.
Kohëzgjatja shfaqet në aplikacionMë e zgjedhura
Vjetore
Një pagesë në vit. E anulon kur të duash në Google Play.
Rinovohet çdo vitPa abonim
Përgjithmonë
Paguan një herë dhe aplikacioni mbetet i hapur.
Rikthehet me të njëjtën llogari GoogleAIStreamX është player, jo ofrues
Aplikacioni nuk përmban dhe nuk shet kanale, filma, seriale apo lista. Pagesa hap vetëm veçoritë e aplikacionit. Burimet i lidh vetë dhe duhet të kesh të drejtë t'i përdorësh.
Ktheje televizorin në tëndin
Shkarko AIStreamX dhe nis provën falas sot.
Provoje falas nëGoogle PlayPolitika e privatësisë · Kushtet e përdorimit · Pagesat dhe ndihma