Projektet/Karate Club Management

Karate Club ManagementPër klube sportive

Kush ka paguar?E di me një shikim.

Ti merru me stërvitjen, pagesat i mban programi. Çdo nxënës, çdo pagesë dhe çdo afat në një listë: kush është në rregull, kujt i skadon këtë javë dhe kush ka mbetur pa paguar.

Më trego demon Windows · Shqip · Pa internet

E njeh këtë?

Klubi nuk mbaron kur mbaron stërvitja

Kush s'ka paguar këtë muaj? Prit ta shoh në fletore…Me dhjetëra nxënës, secili me datën e vet, harrohet lehtë.

Me programinLista ta tregon vetë: OK, Skadon shpejt ose Skaduar, me ditët që kanë mbetur.

“E kam paguar muajin e kaluar.”Prindi është i sigurt, ti nuk e gjen dot fletën.

Me programinÇdo pagesë ka datën, periudhën prej-deri dhe shumën. Hap profilin dhe e sheh.

Sa kemi fituar këtë muaj?Fundi i muajit, makina llogaritëse dhe një mbrëmje e humbur.

Me programinZgjedh datat dhe raporti del vetë, me totalin, i gatshëm për printim ose Excel.

01

Pagesa e radhës llogaritet vetë

Zgjedh planin, 1, 6 ose 12 muaj, dhe programi llogarit periudhën dhe ditën e pagesës së radhës. Asnjë ditë pa paguar, asnjë ditë e paguar dy herë.

Nxënësi mungoi gjatë verës? Me “Rifillim pas pauze” paguan vetëm nga dita kur kthehet.

02

Çdo nxënës, me gjithë historinë

Profili me foton, prindin, telefonin, deri kur është aktiv dhe të gjitha pagesat e tij.

Fletën e anëtarësimit e printon direkt nga profili, gati për nënshkrim, me logon e klubit tënd.

03

Raporti i muajit, me një klik

Zgjedh periudhën dhe sheh të ardhurat sipas planit dhe çdo pagesë me radhë.

E printon për mbledhjen e klubit ose e dërgon në Excel te kontabilisti.

Pse ky program

I ndërtuar për klube si i yti

Pa internet

Punon në kompjuterin e klubit. Të dhënat nuk dalin askund.

Disa salla ose qytete

Çdo lokacion me nxënësit, çmimet dhe pagesat e veta.

Asgjë nuk humbet

Backup me fotot në USB, dhe nxënësi që largohet ruhet me gjithë historinë.

I lehtë për t'u mësuar

Gjithçka në shqip, me manual të plotë me foto.

EdheFoto e nxënësitKërkim dhe filtër sipas statusitPlanet dhe çmimet e tuaFletë anëtarësimi për nënshkrimPrintimEksport në ExcelInstalim me një skedarPërditësime pa humbur të dhëna

Para se të vendosësh

Ndoshta po mendon…

“Nuk jam shumë me kompjuter.”

Programi ka vetëm katër butona në dritaren kryesore, gjithçka në shqip. Ta instaloj dhe të tregoj vetë si punon.

“Kemi dy salla, në dy qytete.”

Çdo sallë është lokacion më vete, me nxënësit dhe çmimet e veta. Kalon nga njëra te tjetra me një klik.

“Po sikur të prishet kompjuteri?”

Me një klik bën backup të të dhënave dhe fotove në USB. Në kompjuterin e ri i kthen po aq shpejt.

“Sa kushton?”

Çmimi caktohet pasi të bisedojmë, sipas asaj që i duhet klubit tënd. Demoja nuk të obligon për asgjë.

Demo

Shiko si do të punonte në klubin tënd

Karate, xhudo, futboll apo not: më shkruaj dhe ta përshtas për klubin tënd. E bisedojmë bashkë, pastaj vendos ti.

Telefon · WhatsApp · Viber+389 78 415 281

Kërkesë për demon e Karate Club Management

Të gjitha projektet