Projektet/Shkolla Ime

Shkolla ImePër fëmijë

Fëmija mëson shqipduke luajtur.

Alfabeti, numrat, ngjyrat dhe kafshët me zë në shqip, shkronja që shkruhen me gisht, vizatim hap pas hapi, lojëra dhe përralla. Gjithçka në një aplikacion të sigurt për më të vegjlit.

Shkarko falas nëGoogle PlayPa llogari · Mësimet punojnë pa internet

Brenda aplikacionit

Çdo ditë diçka e re për të mësuar

Mëso

Alfabeti, numrat, format, automjetet, pemët, perimet, ngjyrat dhe kafshët, me figurë dhe zë.

Luaj

Mblidh pemët, Shtrydh perimet, puzzle, XO dhe kuize me foto.

Vizato

21 vizatime hap pas hapi, me ngjyra, që ruhen në galeri.

Përralla

Përralla me video, për para gjumit ose për rrugë.

Dëgjon dhe mëson

Çdo fjalë me zërin e vet

Shkronja, numra, kafshë e pemë: secila ka figurën dhe shqiptimin e saj në shqip. Kafshët kanë edhe zërat e tyre të vërtetë.

Fëmija prek, dëgjon dhe përsërit, edhe kur ti s'je pranë.

Shkruan me gisht

Shkronjat e para, pa letër

Shkronjat dhe numrat gjurmohen me gisht, me pikën ku nis dhe drejtimin e çdo vije. Kur del mirë, fiton yje.

Me të gjitha shkronjat e alfabetit shqip, edhe ato me dy shkronja.

Vizaton

Nga një rreth, te një raketë

21 vizatime hap pas hapi: dielli, macja, shtëpia, raketa, flutura… Çdo hap tregon vijën e radhës, pastaj vjen ngjyra.

Vizatimi ruhet në galeri dhe mund t'ua dërgosh gjyshërve.

Luan

Lojëra që mësojnë pa u vënë re

Mbledh pemët në shportë, shtrydh perimet, rregullon puzzle nga 2×2 deri në 5×5 dhe luan XO kundër telefonit ose me një shok.

Me mbledhje dhe zbritje me figura, dhe kuize me foto të pemëve e perimeve.

Për prindërit

Ti e di çfarë sheh fëmija

Pa llogari

Nuk kërkohet email apo regjistrim. Gjithçka mbetet në telefon.

Edhe pa internet

Mësimet dhe lojërat punojnë kudo. Vetëm përrallat kanë nevojë për internet.

Këndi i prindërve

Cilësimet dhe blerja janë pas portës së prindërve, që fëmija nuk e hap dot.

Pa reklama, me një pagesë

Reklamat në aplikacion nuk janë të personalizuara. Nëse nuk i do fare, i heq me një pagesë të vetme, pa abonim, për të gjitha profilet e fëmijëve.

Te këndi i prindërve

Mëso. Luaj. Vizato.

Shkarko Shkolla Ime falas

Shkarko falas nëGoogle Play

Aplikacioni përmban reklama jo të personalizuara. Politika e privatësisë · Kushtet e përdorimit

Të gjitha projektet